Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputetja e Bashës që i dha votën Rithemelimit, Tase: Qëndrimi kundër Xhaçkës tejkalon çdo lloj grupimi politik

16:01 / April 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
437134287 10225611662180243 7284470466199124602 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së zyrtare, Eralda Tase Bano i dha firmën Rithemelimit kundër mandatit të deputetes së PS-së Olta Xhaçka, dhe ka dalë me një deklaratë publike. Tase shprehet se është dhe ka qenë deputete në krah të Bashës, por për të qëndrimi kundrejt Xhaçkës tejkalon çdo lloj grupimi politik. ”Jo i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë nuk ka të bëjë me pozicionim politik por ka të bëjë me të gjithë ne si qytetarë shqiptarë”,-shkruan Tase.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë, Të nderuar demokratë, ndjej të nevojshme që për herë të fundit të sqaroj pozicionin tim politik në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Në asnjë çast vota ime kundër zonjës Xhaçka nuk ka sesi të jetë pozicionim i imi në krahun e Rithemelimit. Unë i përkas Partisë Demokratike zyrtare siç e quajnë disa, Partisë Demokratike të udhëhequr nga Lulzim Basha. Këtë zgjedhje e kam bërë që ditën e parë dhe sot jam më e bindur se kurrë për pozitën time.

Jam e detyruar të sqaroj këtë, pasi kam dhënë firmën timë kundër Olta Xhaçkës bashkë me deputetët e rithemelimit. Kjo ndodhi sepse në parim unë do të luftoj me çdo mjet një individ si ish ministrja e cila ka mbi supe akuza nga drejtësia, të cilat ja kam përmendur në parlament.

Përballja me të vërtetën e bëri zonjën Xhaçka ta kthente fjalën time në një vendeta personale ku më etiketoi si top lecke, kukull e kurdisur e sinonime të tjera të shemtuara të cilat më kanë shkelur rëndë në parim si njeri, si grua, si nënë dhe si politikane.

Unë jam e qartë në pozicionin tim sepse kam vendosur që në karrierën time politike, sado që ajo të zgjasë, të jem në krah të drejtësisë. Thënë kjo unë qëndroj krah të vetmit grupimi politik i cili ofron figura të papërlyera. Kjo nga ana tjetër më jep të drejtën të votoj kundër çdo figure të korruptuar, majtas e djathtas aq më tepër kur kjo figurë nuk ka guxim të kërkojë ndjesë për arrogacën dhe marrëzinë që ka treguar ndaj çdo shqiptari, duke i vendosur pseudonimin “ata nga mali”.

Qëndrimi im kundrejt zonjës Xhaçka tejkalon çdo lloj grupimi politik apo ndasie politike, kjo sepse demi që ajo i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë nuk ka të bëjë me pozicionim politik por ka të bëjë me të gjithë ne si qytetarë shqiptarë.

Eralda tase
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.