Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zv/kryetarja e Kuvendit, Felaj pret delegacionin nga Finlanda: Mbështetëse e Shqipërisë në rrugën drejt BE

14:54 / April 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj priti sot një delegacion nga Komisioni për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës. Në nisje të takimit, Felaj vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet.

Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë si dhe i njohu anëtarët e delegacionit më nga afër me sfidat dhe reformat e ndërmarra nga parlamenti shqiptar, reformën e pagave dhe mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë ndaj qytetarëve, fermerëve dhe biznesit.

“Një ndër gjërat për të cilat kemi luftuar shumë ka qenë barazia gjinore. Kjo gjë është reflektuar në qeverisjen qendrore dhe pushtetin lokal. Kemi kërkuar edhe nga ODIHR një audit gjinor, mund të jetë një hap i rëndësishëm sa i takon betejës për barazinë gjinore. Aktualisht kemi shërbimet publike të digjitalizuara. E kemi konsideruar këtë si një mënyrë të çmuar për të luftuar korrupsionin dhe burokracinë e zyrave.

Një reformë tjetër ka të bëjë me pagat. Do të punojmë për reformën e pensioneve. Mbështesim fermerët dhe biznesin e vogël. Këto i kemi konsideruar si një rrugë për të rritur ekonominë dhe iniciativën e lirë. Sa i përket procesit të integrimit europian kemi çelur 33 kapituj dhe dëshirojmë të vazhdojmë me të tjerët. Falënderojmë vendin tuaj për mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe çeljen e negociatave”, u shpreh Felaj.

Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Finlandë, Kimmo Kiljunen, u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen si dhe përgëzoi për numrin e madh të femrave në politikë. Kiljunen nënvizoi se do të angazhohen për të pasur edhe një përfaqësi diplomatike të Shqipërisë në Finlandë.

BE ermonela felaj kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.