Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Emisioni i Rai3 është pabesi ndaj shqiptarëve”, Elisa Spiropali: Kërkojnë të na vënë përpara një tabaka të përbaltur

17:43 / April 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas kërkesës për interpelancë në lidhje me dokumentarin e Rai 3, Rithemelimi ka kërkuar që të zhvillohen diskutime edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Ministrja Elisa Spiropali publikon kërkesën e bërë nga deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa. ”Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson”.

Postimi i plotë

Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin.

Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson.

E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa.

Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe.

662bc8865ea8d439244875 990815025744265 2225086715420345214 n

Elisa Spiropali PD Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Arsimi profesional, shtyllë e rëndësishme e ekonomisë”/ Rama: Në turizmin shqiptar pagat nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

12:49 / June 9, 2026

Arsimi dhe formimi profesional/ Rama: Mbi 60% e nxënësve punësohen menjëherë

12:47 / June 9, 2026

Reagon Kisha Katolike për protestat: Të gjendet zgjidhje me dialog

11:24 / June 9, 2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

09:27 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.