Ylli televiziv dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, duket se ka vendosur që të hedhë hapat e parë për të ushtruar profesionin e saj si avokate.
Sipas mediave të huaja, Kardashian ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidenten, Kamela Harris, për të diskutuar mbi reformën në drejtësinë penale.
Ajo ishte e pranishme në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Harris, një ditë pasi presidenti Joe Biden dha faljen për 11 persona të dënuar dhe zbuti dënimet për disa të tjerë.
Në Forum morën pjesë disa njerëz që u falën të mërkurën Jason Hernandez, Bobby Darrell Loëery, Jesse Mosley dhe Beverly Holcy, të cilët diskutuan përvojat e tyre me sistemin e drejtësisë.
Kamela Harris tha se falja është shenjë e një shoqërie demokratike dhe një sistemi drejtësie që u jep mundësinë dhe mbështetjen e duhur njerëzve për t’u kthyer në rrugën e drejtë.
“A nuk është shenjë e një shoqërie demokratike që ne u lejojmë njerëzve një mënyrë për të fituar rrugën e tyre të kthimit dhe për t’u dhënë atyre mbështetjen dhe burimet që u nevojiten për ta bërë këtë?”- tha Harris.
Harris falenderoi Kim Kardashian, e cila vizitoi Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë administratës se ish-presidentit Donald Trump për të nxitur reformën e drejtësisë penale, për advokimin e saj dhe për përdorimin e platformës, në një mënyrë që me të vërtetë ka ngritur rëndësinë e të folurit dhe të përkushtimit ndaj shanseve të dyta, i tha Harris.
“Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar dhe për të përhapur fjalën, përpara se t’u tregonte përfituesve të faljes se ishte “shumë e emocionuar që ishte këtu për të dëgjuar historitë e tyre”,-tha Kardashian.
Gjithashtu Harris përdori këtë takim për të njoftuar finalizimin e një rregulli të ri, që heq shumicën e kufizimeve për kreditë përmes Administratës së Biznesit të Vogël bazuar në rekordin kriminal të një personi.
Kardashian tha se ndarja e historive personale i ndihmon njerëzit që nuk kanë qenë në sistemin e drejtësisë penale, të kuptojnë sfidat e rikthimit në shoqëri pas burgosjes.
“Sa herë që kam shkuar dhe kam vizituar një burg, kam takuar disa nga individët më të zgjuar me idetë më të ndritura dhe për të parë ndryshimet që po ndodhin për ta bërë më të lehtë rihyrjen e tyre, mendoj se do të ndryshojë jetën dhe do të japë shpresë tek shumë njerëz”, tha Kardashian.
Në vitin 2018, Kardashian u ul me Presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale, ku asaj iu bashkua Alice Marie Johnson, dënimi i përjetshëm i së cilës u zbut nga Trump në vitin 2018, pas mbrojtjes së yllit televiziv. Në vitin 2019, ajo mbajti vërejtje nga Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë për një nismë të re që synon të ndihmojë ish të burgosurit të largohen nga burgu. Ajo u takua sërish me Trump në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 .
Mbrojtja e Kardashian është vlerësuar pjesërisht me hapjen e ish-presidentit ndaj idesë së reformës në drejtësinë penale, duke çuar përfundimisht në miratimin e Aktit të Hapit të Parë në 2018. Ligji i reformës në burg shënoi një moment të rrallë dypartiakësh gjatë presidencës së Trump, dhe madje disa nga kritikët e tij më të ashpër e kanë lavdëruar kalimin e tij.
Vizita e saj vjen gjithashtu një ditë pas Ditës së Përkujtimit Armen. Kardashian është me origjinë armene dhe Biden në vitin 2021 u bë presidenti i parë i SHBA që njohu masakrën e armenëve nën Perandorinë Osmane më shumë se një shekull më parë si gjenocid.
Në fund të vitit të kaluar, Kardashian shkroi një shkrim në Rolling Stone duke i kërkuar Bidenit të ndërhynte mes konfliktit të vazhdueshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Vlen të theksojmë se Kim Kardashian nuk ka kryer studime në universitet për drejtësi, por ajo ka kaluar një provim shtetëror në vitin 2021, që u jep diplomë individëve që mësojnë ligjet në mënyrë autodidakte ose në kurse.