Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministrja italiane Meloni shpall kandidaturën për zgjedhjet e BE-së

20:16 / April 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meloni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielën se do të kandidojë në zgjedhjet evropiane që mbahen në muajin qershor në një përpjekje për të rritur mbështetjen për partinë e saj ‘Vëllezërit e Italisë’, po ajo shtoi se nëse zgjidhet nuk do të marrë detyrën e ligjvënëses evropiane.

Zgjedhjet që mbahen prej 6 deri më 9 qershor për Parlamentin Evropian shihen si një provë kyçe për forcës që gëzon në elektorat koalicioni i saj i djathtë 18 mujor.

“Ne duam të bëjmë në Evropë atë që bëmë në Itali, të krijojmë një shumicë që bashkon forcat e qendrës së djathtë e që do ta çojë të majtën në opozitë”, u tha zonja Meloni mbështetësve në një konferencë partie në qytetin bregdetar të Peskarës, nga ku dhe nisi fushatën.

Zonja Meloni, partia e së cilës i ka rrënjët tek grupi fashist i Benito Musolinit, bëri thirrje për daljen e Italisë nga euro-zona kur ishte opozitë dhe fitorja e saj në zgjedhjet e vitit 2022, ngriti shqetësime në disa kryeqytete evropiane.

Megjithatë, ajo ka ndjekur një linjë gjerësisht pro-evropiane gjatë qëndrimit në detyrë, veçanërisht mbi çështjet e politikës së jashtme, si Ukraina dhe Lindja e Mesme.

Partia e saj gëzon mbështejen më të madhe popullore në Itali me 27%, sipas sondazheve të fundit, duke kaluar Partinë Demokratike të opozitës me rreth 20% dhe “Lëvizjes me Pesë Yje”, një formacion i majtë qëe gëzon 16% mbështetje.

Emri i zonjës Meloni do të jetë i parë në fletën e votimit për partinë ‘Vëllezërit e Italisë’, në të pesë zonat zgjedhore të Italisë, por ajo u zotua se nuk do të përdorë “asnjë minutë” nga koha e saj si kryeministre, për të bërë fushatë për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Kryetarja e Partisë Demokratike Elly Schlein, njoftoi javën e kaluar se edhe ajo do të kandidojë gjithashtu, sikurse Antonio Tajani, kreu i partisë së qendrës “Forza Italia”, një parti pjesë e koalicionit qeverisës.

Të tre udhëheqësit shpresojnë të fitojnë votat e atyre që kanë pak interes për politikën, por që tërhiqen nga emrat e shefave të partive në fletëvotim.

Duke supozuar se do të zgjidhen, si zonja Meloni ashtu edhe zonja Schlein e zoti Tajani, pritet të heqin dorë nga vendet e tyre, duke u hapur rrugën kandidatëve të dytë, në listën e partive të tyre.

BE georgia meloni kandidature
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.