Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edhe 1 ditë afat për deklarimin e të ardhurave – DIVA, detyrim për mbi 73 mijë të punësuar në vend

14:19 / April 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 73 mijë të punësuar në vend do të kenë edhe një ditë kohë për të plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. 30 prilli është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2023, e cila prek çdo punonjës, rezident dhe jo rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim brenda dhe jashtë vendit,  në shumën mbi 2 milion lekë në vit apo është i dypunësuar të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit.

Edhe këtë vit, deklarimi i DIVA do të bëhet njëjtë me vitet e mëparshme. Të njëjtat kategori, të njëjtat detyrime, pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”, efektet e të cilit për këtë deklaratë do të ndihen në vitin 2025, kur individët do të deklarojnë DIVA për vitin fiskal 2024.

Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2023 e kanë në total 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 49,566 individë të dypunësuar.

Nga ana tjetër, nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “i vetëpunësuar” ka detyrim vetëm pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Deklarata DIVA 2023, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.