Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Cili qark ka kursyer më shumë në tre muaj? – Lezhjanët më kursimtarët, korçarët “thyejnë” mitin

11:11 / April 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kursime 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje përfshin sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat pasqyrohen në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”.

Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të parë të vitit aktual. Sipas të dhënave zyrtare, totali i depozitave në sektorin bankar ka prekur nivelin e rreth 1.6 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Pra bëhet fjalë për plot 7.7 miliardë lekë më shumë në banka.

Sipas shifrave zyrtare konstatojmë se niveli i depozitave në këto 3 muaj ka njohur rritje në të gjitha rrethet. Rritja më e lartë paraqitet në rrethin e Lezhës me plot 17% gjatë tremujorit të parë të vitit. Pas Lezhës ndjek Fieri me 10%, më pas Vlora me 7% dhe Durrësi e Tirana me 5% rritje. Ndërkohë Shkodra, Elbasani dhe Korça janë rrethet me rritjen më të ulët të depozitave gjatë kësaj periudhe kohe. Ndërsa qarqet e kategorisë të “tjera” u rritën me vetëm 4%.

Nëse shohim shifrat e depozitave sipas rrethit dhe monedhës kuptojmë se për të gjitha qytetet përveç Vlorës, vlen e njëjta gjë: rritja e depozitave në lekë është më e lartë se ajo e depozitave në monedhë të huaj. Ndërkohë, në qytetin e Vlorës rritja e depozitave në valutë të huaj ka qenë 2 pikë përqindje më e lartë se ajo në monedhën vendase. Në të kundërt, në Tiranë dhe në qarqet e tjera rritja e  depozitave në lekë ka qenë dukshëm më e lartë se rritja e depozitave në euro. /SCAN

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.