Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krimi kryefjalë në Kuvend, opozita përplaset me PS-në për sigurinë. Kartë të fortë deklarata nga Dumani

16:44 / May 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvend, u rikthye në kaos dhe tek tensionet. Situata erdhi pas refuzimit të interpelencës urgjente me kryeministrin, kërkuar nga opozita. Ngritja e toneve u duk se funksionoi dhe Lindita Nikolla pranoi paraqitjen e kërkesës. Teksa interpelanca me Ramën u rrëzua, ajo me Taulant Ballën për nivelin e kriminalitetit në vend ishte pranuar. Ervin Salianji u shfaq me letra në duar për të akuzuar Ministrin e Brendshëm.

“Kriminel të shpallur në kërkim gjejnë njëri tjetrin, ndërkohë që policia me ligj e ngarkuar kthehet në gjahtarë e kriminelëve për llogari të bandave rivale në qytete të ndryshme”, u shpreh Salianji.

“Lajmi më i përhapur sot, pavarësisht këndvështrimin tuaj për Shqipërinë, është certifikimi ndërkombëtar si destinacion i sigurt turistik”, deklaroi Balla. Karta më e fortë e opozitës në këtë debat ishte deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani se nuk mund të bashkëpunojë me policinë në çështje të caktuara për shkak se zyrtarë të lartë të bluve bashkëpunojnë me krimin.

Krimi vijoi të ishte temë e debateve edhe përtej interpelancës. Tema u rihap nga Flamur Noka i cili citoi raportin e DASH të vitit 2013. “Shqipëria nuk është më korridor i dograve të forta. Sot qeveria jote e ka kthyer edhe Kolumbi, edhe Meksike, sepse pinë këta mbarma, e batërdia me drogë bëhet”, tha Noka.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla replikoi me një tjetër raport, atë të G.D.F që njoftonte ish-qeverinë Berisha për rrezikun që mbarte Lazarati. “Për ta bërë më të kuptueshme për ty, buxheti i shtetit në kohën kur embyllët ju që s’keni për tu kthyer më kurrë ishte dy herë më i vogël se sasasia e në vlerë e kanabisit që kultivonit dhe shisnit ju”, deklaroi Balla.

kuvend PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Arsimi profesional, shtyllë e rëndësishme e ekonomisë”/ Rama: Në turizmin shqiptar pagat nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

12:49 / June 9, 2026

Arsimi dhe formimi profesional/ Rama: Mbi 60% e nxënësve punësohen menjëherë

12:47 / June 9, 2026

Reagon Kisha Katolike për protestat: Të gjendet zgjidhje me dialog

11:24 / June 9, 2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

09:27 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.