Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

404 apartamente falas për familjet e prekura nga tërmeti në Vorë, Rama: I keni pronën tuaj, por vetëm mirëmbajeni

16:21 / May 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 05 04 at 15.20.08 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

404 apartamente të reja janë gati të hapin dyert në qendër të Vorës, për banorët të cilët u prekën nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Apartamentet e reja janë falas për çdo familje që iu shkatërrua shtëpia dhe mbi të gjitha janë më të mira, më të forta e më të bukura se ato që humbën.

Për të parë cilësinë e blloqeve të banimit, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Belinda Balluku dhe nga kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera, inspektuan nëqendër të Vorës apartamentet të cilat qytetarët do të marrin në dorëzim shumëshpejt.

“Janë shpërndarë momentalisht 130 apartamente, pjesa tjetër, sapo t’i marrim në dorëzim dhe gradualisht do hedhim shortin për 404 apartamentet. Janë të gjitha me short, me procesverbal”, – u shpreh kryebashkiaku Shera. Godinat e reja të banimit janë të shoqëruar dhe me parkim nëntokësor, rreth 300 vende parkimi në total. “Janë 30 objekte dhe kemi dhe 101 njësi që janë nëMarikaj, pra në total 506 apartamente”, – tha zëvendëskryeministrja Balluku.

Kryeministri teksa u takoi banorët e të këtyre godinave, u ndal dhe në disa nga apartamentet ku vlerësoi cilësinë e punimeve. “Se çfarë nuk ju kanë thënë e çfarë nuk keni dëgjuar, por ajo qëështë e rëndësishme të thuhet sot është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë detyrim. Asnjë kokërr leku, asnjë kredi, asnjë borxh, asnjë gjë. I keni pronën tuaj, ta gëzoni dhe bëni si të doni, vetëm mirëmbajeni, jo shtëpinë brenda, por gjithë këtë ambient mirëmbajeni për të mirën e të gjithëve e për fëmijë. Kjo është e vetmja gjë që keni ju detyrë. I pashë shtëpitë dhe janë si të jesh në mes të Tiranës, por atje kushtojnë shumë, kurse këtu janë falas“, – theksoi Kryeministri Rama. Apartamentet në Vorë janë të ndara në 7 blloqe banimi dhe si nëçdo zonë të prekur nga tërmeti, tipologjitë e tyre janë 1+1, 2+1 dhe 3+1.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 15.20.07
WhatsApp Image 2024 05 04 at 15.20.08 1
WhatsApp Image 2024 05 04 at 15.20.08
WhatsApp Image 2024 05 04 at 15.20.09
WhatsApp Image 2024 05 04 at 15.20.12
WhatsApp Image 2024 05 04 at 15.20.14

404 apartamente falas Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.