Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh nesër deputetët dhe ministrat, Klosi jep detajet: Zvogëlojmë hapësirat e korrupsionit

21:28 / May 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka dhënë detaje mbi mbledhjen e 7 majit që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit.

Në një intervistë për një emision televiziv, Klosi tha se pjesë e mbledhjes do të jetë një nisëm e re kundër korrupsionit dhe zvogëlimit të hapësirave për t’u përfshirë në korrupsion të administratës publike. Këto nisma, tha Klosi, janë pjesë e ambicieve të Shqipërisë 2030 dhe anëtarësimit të vendit në BE.

“Kryeministri e ka dëshmuar se mbledhja e nesërme është normale, ku diskutojmë çdo javë situatën politike dhe problematikat e ndryshme nga jeta parlamentar e deputetëve dhe nesër shpalosim një nisëm të re kundër korrupsionit ku do ketë një debat live. Është pjesë e gjithë asaj që ne po bëjmë për të transformuar veten dhe vendin ku kërkojmë që Shqipëria të jetë partnere e denjë me anëtarët e BE në 2030. Duhet të përgatisin vendin, administratën, shoqërinë për ta bërë gati për anëtarësimin ne BE.  Ne kemi një drejtësi të re ku po bën një punë të jashtëzakonshëm kundër korrupsionit në administratë publike dhe jemi përpjekur që të ngremë mekanizma që reduktojnë hapësirat që administrata publike të preket nga fenomenet e korrupsionit. Shërbimet sot i kemi online, kemi raport shumë të mirë me bashkëqeverisjen ku njerëzit kanë hapësira për t’u ankuar, kemi një përpjeke për të hequr të gjithë sistemin e prokurorive nga administrata publike dhe ta kalojmë në një sistem shumë më profesional, e kthyer në një gangrenë. Ne mbështesim pa kushte drejtësinë e re”, tha Klosi.

Klosi foli edhe për votën e diapsorës, ku tha se PS e ka pejsë të platformës dhe propozimit të saj, ndërsa theksoi se vështirësia e kësaj vote qëndornë në mungesnë e besimiet që poltika ka të sisitemi.

“PS është e gatshme të pranoj një proces zgjedhor edhe me diasporën dhe është pjesë e kodit elektoral edhe vota e diasporës dhe kjo të trajtohej  në  komisionin bipartizan e bëri të vështirë mungesa e opozitës. Tani jemi në proces negocimi. Problemi te  vota e diasporës është mungesa e besimi që partitë politike kanë te sistemi ku fatkeqësisht dita e zgjedhjeve është një ditë debati për manipulimin e zgjedhjeve.  Ne jemi të hapur të diskutojmë për ndryshimin e sistemit pasi shpreh bindjen që shumë pak kontribut ka sistemi në fitoren e një partie politike. Sistemi garanton një proces normal të zgjedhjeve por rëndi ka vota e popullit”, tha Klosi.

Sekretari i Përgjithshëm i PS foli edhe për takimet e kryeministrit Edi Rama me diasporën që do i zhvillojë në Athinë, Londër , Milano dhe Dysseldorf.

“Transformimi i Shqipërisë nuk mund të realizohen pa kontributin e diasporës. Kemi projektuar një tur me 4 shtete. Më 12 maj do bëjmë një në Athinë, më 26 maj jemi në Milano me shqiptarët e përfshirë në biznes, në Londër jemi më 2 qershor ku kemi një komunitet të fortë shqiptarësh që kanë mundësinë që të kontribuojnë për jetën e vendit dhe më 16 qershor do jenë në Gjermani”, tha Klosi.

korrupsionin Rama zvogelojme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.