Zv.kryeministri Erjon Braçe nuk ka munguar mesditën e sotme në stadiumin Selman Stërmasi në kryeqytet për të ndjekur nga afër derbin mes Tiranës dhe Partizanit.
Një ditë pas protestës së opozitës numri dy i Qeverisë është fotografuar në krah të ish kryeministrit Aleksandër Meksi duke parë takimin pas të cilit Partizani pritet të shpallet kampion i vendit.
Braçe njihet si një nga mbështetësit më të zjarrtë të ekipit të kuq.
