Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Fitore me gol në minutën e 94-t, Elbasani e mbyll me festë përballë Bylisit në stadiumin e tejmbushur

20:09 / May 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elbasani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elbasani e ka mbyllur këtë sezon të rregullt të Kategorisë së Parë, duke mundur me shifrat 3-2 Bylisin në ndeshjen të cilën ballshiotët pranuan ta luanin në “Elbasan Arena” për të respektuar kampionët e kategorisë.

Ndryshimi u bë që gjithçka të kthehej në festë dhe ashtu ka qenë, pasi stadiumi ka qenë i tejmbushur me mijëra tifozë të pranishëm që deshën të ishin pranë verdhebluve.

Dy skuadrat në fushën e lojës nuk kanë zhgënjyer, duke dhuruar një ndeshje interesante, me raste për shënim. Ishin elbasanllinjtë ata të cilët shënuan të parët me anë të Grecës, por brenda pak minutash, ballshiotët gjetën dy herë rrugën e rrjetës, duke mbyllur në avantazh pjesën e parë të takimit. Në të dytën, skuadra e Nevil Dedes u përpoq që të zgjidhte në çdo mënyrë sfidën, duke u përballur me mbrojtjen e kujdesshme të Bylisit.

Por në fund, një supergol i Gavës dhe një devijim me kokë i Hoxhajt në shtesë, sollën fitoren 3-2 të Elbasanit, i cili e mbylli kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

BYLIS-ELBASANI 2-3
31′ Peralta, 52′ Xheferson / 28′ Greca, 84′ Gava, 90’+4′ Hoxhaj

BYLIS: Beqaj, Trumçi, Papa, Përndreca, Ferreira, Alimerkaj, Akibu, Peralta, Diallo, Abazaj, Akibu.
Trajner: Arian Bellai

ELBASANI: Totoshi, Zaimi, Pere, K. Kasa, Broshka, Lila, Greca, Leo Melo, Hasani, A. Kasa, Lleshi
Trajner: Nevil Dede

elbasani Kampion kategoria e pare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.