Arbana Osmani diçka po gatuan në Prishtinë! Dhe jo, nuk e kemi fjalën vetëm për kuzhinën e “Bana-s” që do të vijë disa herë më e madhe se ajo në Tiranë.
Vip Magazine ka mësuar nga burime pranë moderatores se përflitet që ajo të marrë drejtimin e Big Brother Vip Kosova në edicionin e tij të ardhshëm.
Nuk është ende zyrtare, megjithatë kemi mësuar se moderatorja dhe autorja e dy edicioneve të suksesshme të Big Brother Vip në Shqipëri, ka marrë në dorë të njëjtin projektin simotër në Kosovë.