Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve: Ardhja e turistëve vjet rriti konsumin vetëm në Sarandë dhe Ksamil

09:13 / May 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 a90ac512dc3405804195aa27f08aa716
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANA- Falë motit të ngrohtë, por edhe shtimit të fushatave publicitare nga blogerët e huaj, turizmi në Shqipëri është zgjatur përtej sezonit tradicional. Vjet në muajt tetor-nëntor hynë rreth 500 mijë shtetas të huaj, veçanërisht në muajin tetor, hyrjet e turistëve të huaj pothuajse u dyfishuan. Në tre muajt e parë të këtij viti në vend kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave të INSTAT. Por pavarësisht shtimit të fluksit të tyre në bare dhe restorante, konsumi sipas Enri Jahja është përmirësuar vetëm në zonat turistike apo në restorantet afër qendrës së Tiranës.

“Vjet konsumi në bare dhe restorante ishte i ulët për shkak të emigracionit dhe rënies së fuqisë blerëse. Ardhja e turistëve balancoi konsumin e munguar, por pati rritje të lehtë vetëm në zonat e pompuara si Ksamil, Sarandë etj. Ecuria e konsumit shfaqet me rënie edhe në 3-mujorin e parë të këtij viti, nën ndikimin e muajit të Ramazanit, përveç restoranteve me ushqim tradicional apo produkte zgare afër qendrës, pasi ka frekuentim të turistëve”, veçon Jahja.

Në restorantin “Era”, në zonën e ish-Bllokut, ku çmimet nuk kanë pësuar ndryshime të shpeshta, numri i turistëve të huaj frekuentues vijon të mbetet i lartë. Nga stafi i shërbimit u pohua se rreth 80% e klientëve të restorantit janë vizitorë të huaj. Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve që po vizitojnë Tiranën, qytetet historike si Kruja dhe ato bregdetare, në muajin prill, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja ngre sërish shqetësimin se strukturat e shërbimit ende nuk janë ende për nisje të hershme të sezonit turistik, pasi vijojnë të mos gjejnë staf për rekrutime të reja.

Bie konsumi për moltot, çokollatat, patatinat

Çmimet e larta dhe largimet e të rinjve në emigracion po ulin konsumin për produktet si molto, patatina apo çokollata. Përfaqësuesit e grupit AGNA pohuan për “Monitor” se në muajt janar-mars 2024 shitjet e këtyre produkteve janë 10 deri në 15% më të ulëta se njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas tyre, kjo është ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve dhe ndryshimet demografike pas largimit të rinjve në emigracion.

Nga 2022 deri në fund të vitit 2023, çmimet e importit të moltove, patatinave, çokollatave u rritën me 40 – 50%. Konkretisht, çmimi i shitjes nga jashtë të kruasantit të markës “Molto” nga 60 lekë/copë arriti 85 lekë (rritja 25%) dhe për “Seven Day”, nga 50 lekë arriti në 70 lekë (rritja 40%). Ardhja e turistëve të huaj shton konsumin vetëm në muajt korrik-gusht-shtator, sipas përfaqësuesve të kompanisë AGNA./ Monitor

ksamil sarande turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.