Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eksperti i Sigurisë Kulla: Shefi i Shërbimit Sekret grek, vjen nga Shqipëria

09:27 / May 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspert i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka deklaruar se Shefi i Shërbimit Sekret aktual grek vjen nga Shqipëria.

Kulla ka thënë se ai është një minoritar grek që ka lindur dhe është rritur në zonën e Sarandës.

“Shefi i shërbimit sekret aktual të Greqisë, është një minoritar grek që ka lindur dhe është rritur në Shqipëri, është nga zona e Sarandës dhe e njeh mirë pra, si familje dhe si mentalitet. Andaj neo demokracia, pra demokracia e re po e përdorë në këto palë zgjedhjeje çështjen e përplasjes së temave me Shqipërinë si një argument politik duke e ngritur topin për të fituar politikisht pikë dhe për të fituar zgjedhjet evropiane”, u shpreh ai në emisionin “Matrix” në TËVË 1.

Ndërsa, eksperti i sigurisë dhe gjeopolitikës më tej ka sqaruar se Neo Demokracisë i intereson që, Fredi Beleri të jetë në burg dhe ta bëjë eurodeputet.

Sipas Kullës, kryeministri shqiptar, Edi Rama këtë proces politik të Greqisë, po mundohet ta kthejë në favorin e vet për zgjedhjet e brendshme në Shqipëri.

Kulla ka thënë se Rama e ka filluar procesin politik në diasporë aty ku “patatja është e nxehtë” në raportet Shqipëri-Greqi.

“Neo demokracisë, Fredi Beleri do t’i interesojë të jetë në burg brenda dhe nga burgu do ta bëjë eurodeputet sepse është një kartë që do ta përdorë politikisht për t’i fituar zgjedhjet e brendshme. Në rastin konkret Rama ka marrë këtë proces politik të Greqisë që ata po e përdorin për zgjedhjet e brendshme në Greqi dhe për zgjedhjet evropiane, ai këtë gjë po mundohet ta kthejë në favorin e vet për zgjedhjet e brendshme në Shqipëri, për faktin që pas 10 muajsh ne kemi zgjedhje. Pra e hedh topin duke thënë se ka edhe një detyrim nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri për pjesëmarrjen e diasporës. Dhe ai ka filluar një proces politik në diasporë pikërisht aty ku “patatja është më e nxehtë”, në raportet Shqipëri-Greqi” shtoi ai.

Greqi ilir kulla tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.