Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Kush do kalojë rrugën çoi në vrasjen e efektivit, sociologu Dragoti: Jemi një shoqëri e dhunshme

14:50 / May 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edmond dragotii 770x437 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sociologu Edmond Dragoti ka folur mbi vrasjen e policit Novruz Cenalia në Fier. Pas një debati për kalimin në rrugë, Azgan Mërnica qëlloi me plumb në kokë policin. Sociologu  thotë se shoqëria ynë është e dhunshme dhe sjellje të tilla vijnë për shkak të mungesave në edukimin e fëmijëve, të cilët sipas tij rriten me agresivitet.

“Kjo është një shoqëri e dhunshme për shumë arsye, vec të tjerash edhe për problemet e mbijetesës që kanë shumë familje jo vetëm në kuptimin ekonomik por edhe kulturor. Individë të caktuar që rriten dhe edukohen në mungesa kushtesh të vazhdueshme në shoqëri dhe krijojnë deformime të personalitetit të tyre. Jo gjithmonë janë shkaqe reale që janë të munfshme për të stimuluar këtë lloj qëndrimi ndaj njëri-tjetrit, varet nga percetimi që kanë ata për realitetin, mënyra se si janë mësuar ta shikojnë, nga sa e vlerësojnë komunikimin ndërpersonal etj”, tha Dragoti.

Po ashtu ai shton se sistemi shoqëror në vendin tonë është i ndërtuar në bazën e autoritetit, duke thënë se më herët ishte familja autoriteti që edukonte fëmijët. Tani sociologu thekson se duhet të ketë një rol më të madh nga shteti dhe autoritetet, pasi ende shoqëria shqiptare nuk e ka pjekurinë për të zbatuar ligjin.

“Është një lloj papjekurie emocionale që është krijuar në kushtet e një sistemi shoqëror që ka ekzistuar dhe ekziston tek ne i bazuar te një autoritet, psh autoriteti familjar ishte ai që edukonte fëmijët. Ndërkohë që sot duhet të jetë ligji, shteti ai që duhet të edukojë në qëndrimet dhe sjelljet emocionale të individëve. Akoma ne nuk kemi pjekurinë për të respektuar ligjin, rregullat dhe lirinë e tjetrit. Ne duam të jemi të lirë, por vetëm ne jo të tjerët. Ne mendojmë se vetëm ne kemi të drejtë të mendojmë në një mënyrë apo një tjetër, pa menduar se këtë të drejtë e ka edhe tjetri, paaftësia për të ndarë me të tjerët lirinë, emocionet, na ka bërë të jemi të gabuar jo vetëm në komunikimet tona por edhe në zgjidhjet fatale”, tha sociologu.

Edmond Dragoti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.