Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Po kur deputetët shajnë e ofendojnë? Seancat në Parlament dhe me gjuhën e shenjave

10:16 / May 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Kuvendi1513099097 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fakt prej kohësh është kriter për RTSH-në që një pjesë e madhe e transmetimeve, e sidomos seancat kuvendore të kenë edhe gjuhën e shenjave. Mesa duket kjo do të nisë këtë të enjte siç raporton A2CNN.

Florjan Robja është kryetari i shoqatës së njerëzve që nuk dëgjojnë, që në Shqipëri llogariten të jenë rreth 39 mijë. Shoqata do të ofrojë përkthimin në gjuhën e shenjave nëpërmjet interpretëve të saj.

“Kur një person që nuk dëgjon shkon për të votuar, ai nuk e di për kë dhe çfarë voton. Ky është një hap i parë që ky komunitet të kuptojë çfarë qeveria, që mund të ketë votuar, vendos për të. A i plotësohen kërkesat që mund t’i ketë parashtruar”, ka thënë për A2CNN Florjan Robja, shoqata Kombëtare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë.

“Informacioni do t’i nënshtrohet një protokolli të caktuar. Pra, jo e gjithë seanca, por pjesët më të rëndësishme”, shprehet Genc Gjoncaj, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit.

Por kur gjuha e përdorur nga deputetët nuk është ajo e duhura, a nuk ndjehej e privilegjuar kjo kategori, që këtë retorikë mund ta shmangte? “Nëse e shohim në këtë aspekt, deri diku po. Por gjithsesi është interesi të dimë çfarë ndodh aty brenda. Mua më thotë stafi im që dëgjon: U bë rrëmujë sot, ka protestë nesër, sot nuk funksionoi kjo. Por dhe unë kam grintën time dhe dua të di çfarë ndodh. Punon apo jo, mblidhen apo jo deputetët”, thotë Florjan Robja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.