Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama për televizionin serb, flet për kufijtë: Duhet të punojmë që…

10:38 / May 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen”. Keshtu ka thene kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, në një intervistë për TV Pink, duke shtuar se ai e sheh këtë bashkim si pjesë të rrugës për në BE.

Kryeministri i Shqipërisë thotë se është për një rajon pa kufij. “Nuk e dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë”, tha Rama.

Sipas tij, Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë.

“Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë”, tha Rama, raporton Telegrafi.

Rama tha se ai kurrë nuk foli për të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe dhe se është termi i hartuar për t’u përdorur kundër shqiptarëve.

Ai tha se besonte se serbët dhe shqiptarët mund të bënin për Ballkanin çfarë bëri Franca dhe Gjermania për Evropën.

Në një pjesë të intervistës, ai foli edhe për simbolin e shqiponjës me dy koka, duke thënë se kjo nuk do të thotë asgjë të keqe për të tjerët dhe se është një simbol i njohjes së shqiptarëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.