Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ministrja Manastirliu: Bursa të veçanta për studentët e mësuesisë dhe paga më të larta për mësuesit

16:02 / May 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a82df4cc 570d 4f27 97e8 e1a05399cdf6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në shkollën 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos, shkollë e cila i shtohet 100 shkollave të reja që po riparohen nga e para në të gjithë vendin. Për herë të parë në këtë shkollë janë shtuar mjedise sportive, përfshirë një palestër, fushë futbolli, volejbolli dhe basketbolli, të cilat jo vetëm që do të shërbejnë për nxënësit por edhe për komunitetin lokal.

“Edhe 40 shkolla do t’i nënshtrohen fazës së rehabilitimit, apo ndërtimit të terreneve sportive të reja, palestrave, Janë 100 shkolla që vitin e ri shkollor do t’i kemi të gjitha të pajisura dhe gati për t’i vënë në dispozicion të mësuesve dhe nxënësve”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës, ministrja theksoi angazhimet për formimin profesional të mësuesve, përmirësimin e sistemit të kualifikimit të tyre dhe rritjen e pagave. Këto masa synojnë të rikthejnë dinjitetin e figurës së mësuesit dhe të inkurajojnë brezin e ri të ndjekë studimet në fushën e mësuesisë, të mbështetura nga bursa të veçanta.

“Ne jemi duke mbështetur fort Programin e Zhvillimit Profesional të Mësuesve, pasi paralelisht me shtyllën e infrastrukturës dhe përmirësimit të saj, ne kemi një fokus të veçantë tek mbështetja për edukimin në vazhdim, trajnimin e mësuesve. Në bashkinë e Patosit janë mbi 100 mësues të cilët janë përfshirë në procesin e trajnimeve sa i përket, gjuhës shqipe, arsimit fillor, shkencave të natyrës, përfshirë matematiken, biologjinë, kiminë, fizikën dhe gjithashtu edhe mësuesit e Teknologjisë dhe Informacionit ku nëpërmjet këtyre trajnimeve ne synojmë që t’i pajisim mësuesit me metodat më të mira dhe efektive të mësimdhënies dhe nga ana tjetër të rrisim kapacitetet e tyre duke i përshtatur aftësitë e tyre dhe me teknologjinë dhe inovacionin për të përdorur zhvillimet e teknologjisë që na drejtojnë edhe te mësimi i personalizuar”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastuirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.