Kryeprokurori Altin Dumani është duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, për veprimtarinë e institucionit që drejton. Krah kolegëve Klodian Braho e Adnan Xholi si dhe shefes së BKH-së, Aida Hajnaj, kreu i SPAK bëri një pasqyrë të plotë të grupeve kriminale shqiptare.
“Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është evidentuar në Durrës, Shkodër, Laç dhe Fushë Krujë.
Lexo edhe :
Related Posts
Vrasjet dhe tentativat për vrasje janë të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë Krujë është i pranishëm tregtia e armëve, lëndët shpërthyese dhe makinat e vjedhura që pastaj përdoren në ngjarje kriminale”, u shpreh kreu i Spak.