Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partia e tij humbi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski jep dorëheqje nga drejtimi i LSDM-së

22:35 / May 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 dimitar kovaevski
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dimitar Kovaçevski njoftoi sot dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM).

Para Këshillit të Përgjithshëm të LSDM-së, Kovaçevski e arsyetoi aktin me disfatën e thellë të partisë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën më 8 maj.

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, u mposht nga Gordana Silanovska-Davkova nga VMRO DPMNE, me një dallim prej 300 mijë votash. Edhe në zgjedhjet parlamentare, LSDM-ja pësoi disfatë të thellë duke arritur të marrë vetëm 18 mandate të deputetëve, kundrejt 58 sa fitoi VMRO-ja.

“Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, LSDM-ja pësoi një disfatë, duke marrë një goditje të rëndë, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga simpatizantët, disa nga rryma brenda partisë, si dhe disa nga anëtarë të partisë të organizuar në një tjetër subjekt politik”, tha Kovaçevski duke kërkuar edhe nga drejtuesit e tjerë të lartë të partisë që të japin dorëheqje, shkruan REL.

Kovaçevski kërkoi nga organet drejtuese të LSDM-së që të mbahet një kongres, në të cilin do të analizoheshin rezultatet e zgjedhjeve dhe më pas do të mbaheshin zgjedhjet brendapartiake për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të kësaj partie.

“Hapi i parë në konsolidimin e LSDM-së duhet të jetë rindërtimi i matricës ideologjike dhe vlerave socialdemokrate për të bashkuar të gjitha forcat progresive të qendrës së majtë në vend. Hapi i dytë është ndryshimi i thellë kadrovik dhe krijimi i një potenciali të fortë dhe së fundi, reforma në strukturën organizative të partisë”, tha Kovaçevski.

Kovçevski drejtimin e LSDM-së e mori nga ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje në vitin 2021 pas disfatës së thellë të kësaj partie në zgjedhjet lokale.

Kovacevski lsdm Maqedoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.