Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Italia në alarm për infermierë. Mungojnë rreth 70 mijë

13:41 / May 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambulance itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia është në alarm për mungesën e infermierëve dhe po përpiqet të gjejë në çdo cep të botës. Aktualisht, kërkohen rreth 70 mijë dhe me ardhjen e sezonit turistik problematika e infermierëve bëhet edhe më e mprehtë.

Sipas zyrtarëve, në 4 vitet e ardhshëm kuadri aktual prej rreth 460 mijë infermierësh do të humbasë mbi 100 mijë njësi për shkak të eksodit masiv të infermierëve nga spitalet italiane. Një humbje që tashmë prej vitit 2022 do të rëndojë mbi sistemin  shëndetësor me një mungesë prej rreth 65-70 mijë infermierësh.

Por situata paralajmërohet të përkeqësohet gjithnjë e më shumë, për shkak të pensioneve, dorëheqjeve, transferimeve jashtë vendit ku përfitimet ekonomike janë dukshëm më të larta se ato që i jepen personelit infermier italian.

Problemi lidhet edhe me faktin se në Itali nuk diplomohen mjaftueshëm infermierë. Në 10 vitet e fundit u diplomuan vetëm rreth 12 mijë në vit, shumë pak në krahasim me nevojat.

“Një bombë me sahat”, e konsideron sindikata e infermierëve situatën e mungesës së stafit e cila “është gati të shpërthejë në muajt e verës”. Ndër rajonet më në vështirësi, në vend të parë është Lombardia. Të dhënat dalin nga një sondazh i sindikatës së Infermierëve, i cili nxjerr në pah sesi në rajonet më të prekura nga fenomeni ka mesatarisht 12-13 pacientë për një infermier.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kush është Natalie Harp asistentja që ka trazuar mediat 24 orët e fundit për spekulime mes raportit të saj me Trump

18:40 / August 19, 2026

Shkrimtari i “The Simpsons”, kandidat për president në SHBA

18:21 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.