Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ferrari dhuron ”show” në Monaco, Leclerc triumfon në vendlindje

18:09 / May 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monaco 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Charles Leclerc fitoi çmimin e madh të Monacos. Në pistën e MonteCarlos ishte pikërisht piloti i Ferrarit që nuk e humbi pozicionin që siguroi në “Pole-Position”. Gara ishte shumë emocionuese dhe dhuroi shumë të papritura.

Që në metrat e para të pistës, publiku dhe teleshikuesit panë një aksident të frikshëm mes Kevin Magnussen dhe Sergio Perez. Ky i fundit u godit nga Magnussen dhe u përplas me muret rrethuese, duke rrezikuar jo më pak në këtë situatë.

Fatmirësisht të dy pilotët janë në gjendje të mirë dhe gara vazhdoi pas flamurit të kuq.

Magnussen tani rrezikon edhe vazhdimin në botërorin e Formula 1, për shkak të rregullave të ashpra të “FIA”.

Ishte dita e Ferrarit, që përveç Leclerc fitues, gjeti dhe vendin e tretë me anë të Carlos Sainz. I dyti në këtë garë u rendit Oscar Piastri.

Fundjavë për t’u harruar kjo e Red Bullit, që nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë me Max Verstappen dhe del me shumë pak pikë nga principata. Me këtë fitore, Charles Leclerc afrohet ndjeshëm në renditje ndaj Max Verstappen, teksa në horizont duket holandezi me 31 pikë në avantazh.

Lando Norris për momentin ndodhet i treti me 113 pikë. Atë që e bën më të bukur suksesin e Ferrarit, është se suksesi i parë i Leclerc në këtë edicion erdhi në vendlindjen e tij, në Monaco.

Ferrari Monaco show
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.