Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Armikja’ e Berishës në zgjedhjet e 1996 në krye të ODIHR për 30 Qershorin

15:38 / May 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
glover
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita është duke u përgatitur për protestën e radhës duke ngulmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit me Edi Ramën, kryeministër. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë nisur përgatitjet për t’i monitoruar nga afër këto zgjedhje.

Një burim diplomatik nga zyrat e ODIHR në Poloni i tha gazetarit të Top-Channel Muhamed Veliu, se kreu misionit afatgjatë të monitorimit për lokalet e 30 qershorit do të jetë britanikja Audrey Frances Glover, një emër jo i panjohur për zgjedhjet shqiptare.

Katya Andrus zëdhënëse e OSBE dhe ODIHR, i tha Top Channel se: “ODIHR do të ketë 18 vëzhgues afat gjatë dhe ne kemi kërkuar 250 vëzhgues afat shkurtër të cilët do të monitorojnë zgjedhjet në të gjithë vendin. Ne jemi të mirëinformuar për zhvillimet e fundit dhe po bëjmë një monitorim të kujdesshëm të zhvillimeve”.

Ambasadorja Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri pasi për herë të parë në vitin 1996 ajo do të kryesonte misionin afatgjatë të vëzhgimit.

ODIHR do t’i besonte asaj edhe drejtimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009.

ODIHR në vitin 2009 do të deklaronte se qeveria e kohës kishte kundërshtuar caktimin e ambasadores Audrey Glover si kryesuese e misionit vëzhgues ndërkombëtarë, pasi gjetjet e saj për zgjedhjet e vitit 1996 hasën kundërshti nga qeveria.

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 e risollën përsëri në Shqipëri ambasadoren Gllover bashkë me 250 vëzhgues ndërkombëtarë.

Për të katërtën herë ambasadores britanike do t’i duhet të vihet në krye të monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri atyre të 30 Qershorit, të cilave i ka paraprirë një situatë politike e tensionuar.

Nga njëra anë opozita që thotë se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i cili tha një ditë më parë se në Shqipëri ka 5500 qendra votimi, dhe mbi të gjitha edhe shumë nga ata deri ditën e zgjedhjeve do të jenë informuar plotësisht se çfarë të ndodh nëse prek procesin zgjedhor.

E ka Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë do të theksonte kryeministri Rama. Është shumë i qartë. Është shkruar bashkërisht me Partinë Demokratike kujtoi kryeministri, kur Partia Demokratike ishte në qeveri dhe është një nga produktet më solide të konsensusit politik, se çfarë duhet t’i ndodhë dikujt që prek zgjedhjet.

Top Channel


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama drejt Brukselit, zbardhet agjenda

12:23 / July 14, 2026

Rama në paradën ushtarake në Paris, valëvitet flamuri shqiptar në Champs-Élysées

10:59 / July 14, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/Rama në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare

09:47 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.