Nga Artan Hoxha
Meqe sot pasdite jemi para nje proteste kombetare te njoftuar nga opozita, dhe ne protesten e dites se shtune u shfaqen per here te pare gjate ketyre protestave, bombat Molotov.
Cfare jane bombat Molotov, si jane krijuar, pse jane shume te rrezikshme per jeten e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetareve?!!!
(per perdorimin e gazit lotsjelles dhe masat mbrojtese kunder tij kam folur qe ne protesten e para te 16 shkurtit)
Bomba Molotov …
është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e dhunshëm në sheshe.
E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga ‘Nacionalistët Spanjollë’ të gjeneralit Francisco Franco kundër ‘Republikanëve Spanjollë’ të përkrahur nga komunistët sovietik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatrruar e dëmtuar tanket sovietike.
Përbërja e saj
Mjetet për të krijar një Molotov janë të thjeshtë, një shishe qelqi e mbushur me lendë djegëse e prereshme është benzina por edhe vajguri ka djegje të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës.
Për të shtuar rrezikshmërinë
Për të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napal duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.
Si perdoret
Leckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegja dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.
Origjina e emërtimit Molotov
Megjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga e cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.
Ku perdoret
Përveç luftës civile sponjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietike në Luftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.
Nese shihni dike me nje bombe Molotov te ndezur, qendroni sa me larg te jete e mundur, ne te kundert jeni para nje rreziku serioz….