Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aleati i Bashës: Ja ministrat e të dy palëve për Qeverinë Tranzitore

17:52 / May 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramabasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatmir Mediu, kreu i Republikanëve, ka thënë në një intervistë për A2/CNN se kryeministri Rama duhet të largohet si kre i qeverisë. Sipas tij, Rama nuk ka zbatuar asnjë pikë nga “kontrata me qytetarët”.  Mediu shton se palët politike duhet të ofrojnë sa më shpejt një zgjidhje të përkohshme, por edhe afatgjatë, në mënyrë që të shmanget përsëritja e problemeve të tilla dhe konflikti.

“Unë mendoj që duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndoshta pas gjashtë muajsh. Dhe këtë periudhë gjashtëmujore duhet të kemi një qeverisje që përbëhet nga figura që kanë pasur autoritetin për të kontestuar të keqen brenda forcës së tyre politike, por edhe që kanë qenë me një eksperiencë politike të vlefshme që mund të garantonin një marrëdhënie të qëndrueshme të të dy krahëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Mediu.

Mediu ka ‘formuar’ edhe Qeverinë Tranzitore duke dhënë një varg emrash që mund të jenë ministra.

“Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj. Pra ka shumë autoritete të cilat besoj kanë frymën dhe interesin për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe i kanë shërbyer me sinqeritet interesave të vendit. Këta janë elementë që e tejkalojnë interesin e palëve. Përveç kësaj, mendoj që Shqipëria ka figura të rëndësishme nga bota akademike dhe intelektuale”, deklaroi Mediu.

Fatmir Mediu Rama Republikanë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.