Noizy njihet për sukseset në muzikë, karrierën e gjatë dhe sigurisht shpenzimet luksoze. Nga orat tek makinat e shtrenjta, reperi ka zbuluar pothuajse çdo blerje në postimet në ‘Instagram’ ose në videoklipet e këngëve.
Edhe sot, një nga videot që ai ka publikuar përfshin imazhe të tilla, por këtë herë qendra janë makinat shumë të shtrenjta që kanë mbushur oborrin e biznesit të tij në Durrës.



