Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Manastirliu: Inteligjenca artificiale në universitete, të rishikojmë programet

20:11 / May 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta manasterliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbyllje të mandatit 4-vjeçar të drejtimit të zonës europiane të arsimit të lartë, Shqipëria organizoi Ministerialin dyditor në Tiranë, me 47 vendet pjesëmarrëse në procesin e Bolonjës.

Teksa i dorëzoi stafetën  Rumanisë dhe Moldavisë, ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu njoftoi dakordësimin për një komunikatë të përbashkët për prioritetet në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitet e ardhshme.

“Është vendosur theksi në përdorimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke u bazuar në parimet më të mira ekzistuese të përdorimit të teknologjisë. Për të rritur edhe dinamizmin për atë që kërkon sot koha, që ka lidhje me rishikimin e programeve, me përgjigjen e programeve të studimit në raport me kërkesat e tregut të punës”, tha Ogerta Manastirliu, ministrja e arsimit.

Në strategjinë e arsimit synohet që të arrihet akreditimi ndërkombëtar i universiteteve shqiptare, si dhe po bëhen përpjekje që njohja e diplomave shqiptare të zgjerohet në tregun europian, përtej programeve profesionalë në Ballkanin Perëndimor.

“Në mënyrë që të shkojmë në njohjen automatike të kualifikimeve, që edhe deklarata e përmend, është partneriteti I qëndrueshëm dhe besimi që duhet të krijojmë reciprokisht që programet e studimit që ne kemi janë në të njëjtin nivel me atë që universitetet në Europë prodhojnë”, u shpreh ministrja.

Ai ogerta manasterliu universitete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.