Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunoi, plagosi me thikë dhe lidhi shqiptaren, lirohet palestinezi në Greqi

08:06 / June 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia greke 101
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mënyrë skandaloze 27-vjeçari palestinez Mohammad Odi i cili u arrestua për dhunimin, plagosjen me thikë dhe lidhjen e 33-vjeçares shqiptare është lënë i lirë.

Siç shkruajnë mediat greke duke iu referuar burimeve gjyqësore, 27-vjeçari është lënë i lirë pasi Çelaj nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak se ndodhet e shtruar në spital. Odi është lënë i lirë me kushte kufizuese, edhe pse nuk i dihet as adresa e shtëpisë.

Policia nuk mundi të merrte deklaratë nga vajza, pasi ajo nuk ishte në gjendje të dëshmonte, siç thanë mjekët. Vajza është rrahur shumë keq.

Madje, hetuesja shkoi në spital për të marrë një deklaratë, të cilën natyrisht nuk e bëri dot as ajo, pasi viktima po dobësohej. Mirëpo, hetuesi e ka parë se sa keq ishte vajza 33-vjeçare, por nuk ka vendosur për ndalimin e përkohshëm të të akuzuarit, derisa viktima të dëshmojë.

Për këto arsye i dyshuari u la i lirë me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat. Ku qëndron, ku do ta gjejnë nëse duhet, askush nuk e di…

NGJARJA

Një 33-vjeçare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë. G.Ç nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithë trupin si dhe e plagosur me thikë në kofshë. Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë. Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjeç. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

image

Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimitë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar. Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakort të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia.

Greqi lirohet palestinezi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.