Në Post ”Big Brother VIP 3”, ish-banorja Sara Gjordeni ka folur për situatën që ndodhi pas largimit të Bardhit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të sëmundjes së nënës së tij, ku u ngritën shumë aludime. Sara tregon se Bardhi ka dalë i traumatizuar nga ajo shtëpi dhe e ka vuajtur për ditë me radhë situatën që u krijua.
Ledion Liço: Ti bërë një deklaratë shumë të fortë kur Bardhi la shtëpinë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së vetë. Ishte një periudhë që kishte goxha deklarata. Çfarë halli kishte atëherë?
Sara Gjoerdeni: Nuk kisha asnjë hall, unë nuk doja të Bardhi të dilte i traumatizuar nga e gjithë situata, së dyti i pëlqente, nuk i pëlqente njerëzve, unë që nga momenti i parë që kam dalë deri më sot unë kam thënë vetën të vërtetat, nëse njerëzve nuk i konvenon, është puna e tyre. Nuk kam qenë e kënaqur me mënyrën se si është menaxhuar situata me Bardhin, sepse mendoj që mund të ishte sjellë më ndryshe që Bardhi të traumatizohej pak më parë sepse ai e ka vuajtur për ditë me radhë mbas daljes nga BBV situatën që u krijua.