Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si të ndihmoni një nënë që të mos vuajë nga depresioni post-patum

20:11 / May 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nena 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nënë e re gjithmonë do të ketë vështirësi me netët pa gjumë dhe ndryshimin e stilit të jetesës në tërësi. Në kohë të tilla lodhjeje për nënat, një ndihmë e vogël mund të jetë sa një botë mbështetëse për të. Pra ajo që duhet të bëni është të ofroni ndihmën tuaj në mënyrë që të lejoni nënat e reja të marrin frymë paksa.

Përmbushni disa porosi që ajo mund t’ju japë. Në mesin e gjërave që duhen për kujdesin ndaj fëmijës, një nënë e re mund të ketë një varg të detyrave të pazgjidhura personale dhe të lidhura me shtëpinë. Ndihmojeni në këtë rast me sendet ushqimore, me krevatin e fëmijës, me dritat që duhen zgjedhur në dhomën e foshnjës etj, në mënyrë që t’ia lehtësoni sadopak stresin e ditëve të para.

Përkëdheleni. Përkëdheleni. Përkëdheleni. Nënat e reja kalojnë shumë gjëra dhe kanë nevojë për kohë në mënyrë që të rifitojnë gjendjen e mëparshme të trupit dhe mendjes. Në këtë periudhë ato kanë pikërisht nevojë për rehati dhe përkëdhelje. Bëjini asaj një manikyr-pedikyr. Dhurojini një masazh ose një karrige masazhi që mund ta përdorë edhe kur ushqen me gji.

Kujdesuni për foshnjën e saj. Mënyra më e mirë për të ndihmuar nënat e reja është duke u ofruar ndihmë për kujdesin ndaj bebit. Ndërsa kujdeseni për foshnjën dhe e mbani atë, një nënë e re mund të flejë gjumë, të bëjë një dush, të bëjë ushtrime ose thjesht të shijojë pak moment qetësie. Ka shumë gjëra që ajo do të dëshironte të bënte e vetme duke ia lënë foshnjën e saj dikujt që i beson. Nxiteni që ajo të dalë nga shtëpia ndërkohë që ju mbani fëmijën ose sugjerojini të dalë me partnerin e saj.

Mund t’i bëni surpriza me ushqimet. Për një nënë të re nuk është e lehtë të kujdeset edhe për foshnjën, edhe për shtëpinë, edhe për gatimin. Për më tepër ajo nuk do të ketë as mendjen për të eksperimentuar me ushqimet duke bërë vakte të ndryshme dhe të shijshme. Ajo që ju mund t’i bëni është një vakt ushqimor që mund të jetë i preferuari i saj.

Ndihma për një nënë të re në këtë fazë të re të jetës mund të jetë shumë e rëndësishme për të. Komplimentojeni në qoftë se mendoni që ajo ka humbur peshë, dëgjojini ankesat e saj pa e korrigjuar dhe përpiquni që të krijoni një ambient të lumtur në rrethin ku ajo jeton./pernenat/

ndihmoni nje nene post-partum tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.