Luiz Ejlli, ish-dhëndrri i Jozefina Topallit ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha pak pas nisjes së protestës së pestë kombëtare të opozitës.
Referuar thirrjeve të shumta të kryedemokratit ‘Rama ik’, Ejlli ironizon duke thënë se mesa duket Rama nuk e ka në mend të iki pavarësisht protestave dhe këtyre ‘sloganeve’.
‘Kjo thirrja ‘Rama ik’ nuk paska efekt, kështu që; ‘Pashë Zotin, kur të ta marri mendja, pa prishur punët e tua, na trego kur do ikësh’, shkruan Luiz Ejlli.