Dalip Gjoka është një sportist dhe trajner i apasionuar i pingpongut në qytetin e Burrelit, i njohur në shkallë kombëtare e ndërkombëtare. Së bashku me sportistët Armando Beta e Përparim Skonja përfaqësoi ditët e fundit Matin në një event në qytetin e Elbasanit.
Pikërisht gjatë zhvillimit të këtij aktivitetit Dalip Gjoka ka negocuar me drejtues të Federatës së Pingpongut dhe Komitetin Olimpik për mundësinë e riorganizimit të një turneu ndërkombëtar ballkanik në qytetin e Burrelit.
“Dëshirojmë të organizojmë në fund të muajit shtator Turneun e Hapur Ndërkombëtar të Pingpongut për moshat 65-70 vjeç dhe mbi 70 vjeç në qytetin e Burrelit, i pesti turne i këtij lloj në qytetin verilindor”, tha Gjoka.
Tekniku burrelas, në bashkëpunim me Bashkinë e Matit dhe donatorë të tjerë, tenton të gjallërojë jetën sportive në këtë qytet.
