Në protestën e vakët të Rithemelimit, nuk u pa asnjë përfaqësues i lartë i Partisë së Lirisë. Presidenti i partisë, Ilir Meta justifikoi veten duke thënë se ishte në aeroport, duke u kthyer nga takimet në Berlin, por Partia e Lirisë tha ai do të jetë në çdo protestë qytetare.
”Nuk mund të thuhet kurrë që protestat janë dështim për opozitën, janë mesazh i qytetarëve. Nuk kam qenë se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit. Kam ardhur se kam qenë në Berlin, në takime me drejtues të grupeve parlamentare të Bundestagut. PL ka qenë dhe do të jetë në çdo protestë qytetare”, tha Meta.