Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E vrau dhe e mbështolli me çarçaf, detaje të reja për vrasjen e të riut në Dhërmi

22:30 / June 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autori i krimit dhermi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhërmi, ku mbeti viktimë 31-vjeçari Eraldo Nevruzi.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se Nevruzi është ekzekutuar në brendësi të një dhome hoteli në Dhërmi.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar nga policia e Vlorës si 43 vjecari Gerald Shehu. Të dy personat kanë qënë në brendësi të hotelit Grecia në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar.

Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka goditur me një plumb në kokë. Më pas e ka mbështjellë trupin me çarçaf dhe e ka futur në brendësi të makinës së tij. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

43-vjeçari më pas është larguar me automjetin tip Audi A8 me targa angleze në drejtim të Greqisë. Autori ka hedhur trupin e viktimës diku përgjatë itenerarit në drejtim të Greqisë dhe më pas është futur në shtetin e Greqisë pa automjet. Policia ka marrë informacione nëpërmjetë sistemit Tims për lëvizjen e 43 vjeçarit dhe ka nisur kërkimet falë edhe bashkëpunimit më shtetin Grek.

Pas disa orëve nga ngjarja në fjalë është arrestuar në aeroportin e Korfuzit 43 vjeçari Shehu teksa kishte prerë biletat për të iku në drejtim të Anglisë. Automjeti i autorit është gjetur në lagjen nr. 4 Sarandë. Pas arrestimit për autorin po punohet për ekstradimin e tij. Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin në fjalë.

Recepsionistja e cila ndërroi turnin me të një ditë më parë, Paola Spaho, thotë se ishte djalë i lëvizshëm teksa shtoi se nuk di asgjë rreth ngjarjes. Sipas saj një javë më parë Eraldo Nevruzi ka kërkuar punë duke filluar normalisht teksa tha sërish se nuk dinte se çfarë lidhje ka patur me pronarin e hotelit.

Policia e Vlorës ka vazhduar përgjatë gjithë kohës kërkimet në zonën e Dhërmiut dhe Vunoit, por edhe përgjatë fshatrave të bregdetit. Gerald Shehu ishte dhëndri i pronarit të hotelit, bashkëpronar në njësinë e biznesit. Në automjetin e autorit nuk është gjetur arma e zjarrit.

carcaf detaje dhermi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.