Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis Rally Albania 2024/ Erion Veliaj vlerëson garën e famshme

13:09 / June 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 06 09 at 12.56.49
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dje nisi ceremonia hapëse e Rally Albania 2024, duke shënuar fillimin e edicionit të 20-të të kësaj gare prestigjioze. Në këtë edicion marrin pjesë mbi 300 garues nga 25 vende të ndryshme të botës, të cilët do të përballen me sfida të jashtëzakonshme në rrugët e panjohura të Shqipërisë.

Ceremonia hapëse u nderua me praninë e kryebashkiakut të Tiranës, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj gare për promovimin e vendit dhe turizmit sportiv. Ai theksoi se Rally Albania ka arritur të kthehet në një event të përmasave ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e shumë sportdashësve dhe profesionistëve nga e gjithë bota.

collage 3

Gjithashtu, organizatorja e garës, Julinda Dhame, u shpreh entuziaste për këtë edicion, duke theksuar se këtë vit janë mbledhur garuesit më të mirë nga edicionet e mëparshme, çka garanton një spektakël të jashtëzakonshëm. “Kjo garë nuk është vetëm një provë për aftësitë e garuesve, por edhe një mundësi për të eksploruar bukuritë natyrore të Shqipërisë,” tha Dhame.

Edicioni i 20 i Rally Albania do të përshkruajë 1700 kilometra për 8 ditë, ku pjesë e interenarit është Tirana, Qeparo, Korça dhe Shëngjini me plot 280 fshatra që do të mund të” ringjallen” nga zhurma e kampionëve të malit dhe baltës.

Me një përzierje të adrenalinës, aventurës dhe peizazheve mahnitëse, Rally Albania 2024 premton të jetë një nga ngjarjet më të paharrueshme të këtij viti. Me garues nga e gjithë bota dhe mbështetjen e shumë aktorëve lokale, ky event pritet të sjellë emocione të forta dhe të promovojë më tej Shqipërinë si destinacion ideal për sportet ekstreme.

collage 2

Rally Albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.