Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria një hap më pranë sistemit evropian të pagesave. Firmoset aplikimi zyrtar

12:52 / June 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leku euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka firmosur aplikimin për anëtarësimin në zonën gjeografike të skemave SEPA.

SEPA është një iniciativë e hershme e Bashkimit Evropian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare.

Skemat e Pagesave SEPA i sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve evropiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre.

Megjithatë, zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së, duke numëruar deri tani 36 vende që kanë harmonizuar standardet për pagesat elektronike në euro.

Banka e Shqipërisë ka nisur punën për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA që në vitin 2021, kur u bë pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Ky projekt e ka origjinën nga marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe synon zhvillimin e marrëdhënieve financiare dhe ekomomike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe njëkohësisht integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Në nëntor të vitit 2023, Komisioni Evropian shpalli planin e ri për rritjen e Ballkanit Perëndimor, ku një nga pritoritetet është pikërisht pjesëmarrja e vendeve të rajonit në SEPA. Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian i dha mundësinë rajonit të përshpejtojë integrimin ekonomik në tregun unik evropian edhe përpara anëtarësimit të tij në Bashkimin Evropian.

Shqipëria është, kështu, vendi i parë në rajon, i cili dërgon aplikimin formal për t’u pranuar në zonën gjeografike SEPA.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA, do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë në terma të kostos, kohës dhe thjeshtësisë me të cilën do të kryejnë transaksione ndërkufitare brenda tregut evropian.

Shqipëria sistemit evropian tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.