Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ministrja Denaj: Lehtësohen procedurat e lejeve të ndërtimit për objektet bujqësore dhe të banimit në fshat

15:10 / June 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Denaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë publikuar në fletoren zyrtare ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave 283/2015, të cilat lidhen drejtpërdrejt me rregullat dhe procedurat e lejeve të ndërtimit për objektet bujqësore dhe blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se kjo ishte një nisëm e deputetëve socialistë, të cilët me porosi të kryeministrit Edi Rama u ngarkuan vitin e shkuar për të sjellë një paketë lehtësuese si për objektet bujqësore, ashtu dhe për objektet banuese në zonat rurale.

“Vendimi 283 lidh në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë bujqësore me shfrytëzimin më të madh të kapaciteteve ekzistuese apo atyre të reja që do të ndërtohen në të ardhmen dhe konkretisht duke rritur sipërfaqen e shfrytëzueshme të tokës në serra nga 70% në 90%. Është punuar në mënyrë të drejtpërdrejt për të parë të gjitha kapacitetet e ambjenteve funksionale ndihmëse për të ndihmuar dhe magazinimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore blegtorale”, u shpreh Denaj.

Ministrja po ashtu bëri të ditur se janë parë parametrat e lartësisë duke ndihmuar në zgjerimin e vëllimit, e kështu jo vetëm në rritjen e kapacitetit prodhues, por dhe të cilësisë të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Sipas saj edhe distancat nga zonat e banuara, nga pronat kufitare janë zvogëluar dhe kjo në ndihmë të kapacitetit të shtuar të këtyre infrastrukturave.

“Parashikohet që 15-20% të jetë rritja e kapacitetit bujqësor si rezultat i këtyre lehtësive në mënyrë që sot fermeri dhe blegtori të ketë më shumë mundësi për të njëjtin investim të prodhoj më shumë ekonomi”, tha ajo.

Ministrja informoi se vendimi përmban edhe shumë harmonizime, të cilat sëbashku me planet vendore i vijnë në ndihmë çdo investimi që ka ndodhur përpara këtyre planeve vendore të aprovuara. Ajo solli në vëmendje se çdo vendim duhet të jetë miqësor me ambjentin. “Është një kërkesë e veçantë që çdo veprimtari bujqësore të ketë mundësi që të kujdeset për mbetjet dhe të ketë një investim për vend depozitimin e mbetjeve, i cili do të synonte edhe aplikimin e një teknologjie më të avancuar”, u shpreh Denaj.

Anila Denaj Bujqësia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.