Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Peleshi në Ministerialin e NATO-s: Shtojmë investimet për mbrojtjen, brenda 2030 me produkte “Made in Albania”

12:26 / June 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Niko Peleshi Jens Stoltenberg Lloyd Austin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Ministerialin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, të zhvilluar në Bruksel. Gjatë këtij Ministeriali u diskutuan çështjet më të mprehta të sigurisë dhe mbrojtjes në zonën Euro-Atlantike, të cilat do të përbëjnë edhe bazën e bisedimeve të Samitit të Uashingtonit, i cili pritet të mbahet në muajin korrik.

Ministri Peleshi, në fjalën e tij nënvizoi se Shqipëria vijon të ketë një angazhim serioz financiar ndaj Aleancës duke zyrtarizuar kontributin me 2.03 % të GDP. Një pjesë e mirë e këtij kontributi do të investohet për modernizimin e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje.

Ministri Peleshi njohu homologët me ambicien e Shqipërisë për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes dhe planet që brenda vitit 2030 të hyjë në tregun ndërkombëtar me produktet “Made in Albania”.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u fokusua në situatën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të cilën e konsideroi të brishtë dhe jo të qëndrueshme.

Sipas ministrit Peleshi, Kuvendi gjithëserb i mbajtur në Beograd disa ditë më parë është shqetësues për narrativën lidhur me pretendimet territoriale të ngritur prej tij si dhe gjuhën e përdorur ndaj aleatëve perëndimorë.

Ministri i Mbrojtjes ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik si dhe kërkoi ekuilibër dhe trajtim realist të fakteve mbi dinamikat e sigurisë dhe zhvillimet e Mbrojtjes në Kosovë.

Në këtë ministerial Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg theksoi rëndësinë e miratimit të Axhendës së Mbrojtjes dhe Shkurajimit të Samitit të Uashingtonit si edhe ftoi ministrat e Mbrojtjes të pranojnë paketën e Asistencës dhe Trajnimit për Ukrainën.

made albania ministri Peleshi tirananews.al ushtria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.