Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndahen çmimet e Edicionit të 11 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tiranë 2024

09:04 / June 15, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9ae82965 7da6 41e6 a6ea 2496b0046749
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një mbrëmje gala, që u mbajt në kryeqytet këtë të enjte, DEA OPEN AIR e përfundoi këtë edicion jubilar, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore për kryeqytetin, si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore. ’’Ky edicion, që u mbajt nga datat  9-13 qershor për herë të njëmbëdhjetë bëri bashkë të gjithë rreth kinemasë cilësore  me 39 filma nga 25 vende të botës dhe rreth 30 kineaste të ftuar nga 15 syresh’’- u shpreh drejtoresha artistike e festivalit Mirela Oktrova në hapje të ceremonisë 

Në hapje të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Drejtori i Festivalit Edmond Topi, falenderoi të gjithë ata që mbështetën këtë festival: ’’Kineastët i kanë thënë të gjitha në këto 5 ditë, me 39 filmat e tyre. Mua më mbetet një falenderim shumë i madh, për të gjithë ju që keni ndjekur filmat çdo ditë, për kineastët qëerdhën, që punuan. Nuk e dimë si do vazhdojmë, por Universiteti i Arteve që na ka rritur të gjithëve, ka qenëmbështetja jonë për 6 vite. Unë gjithmonë mendoj se nuk do ta bëjmë më këtë festival, por jam i sigurt se që nesër nisim edicionin e 12-të’’- u shpreh drejtori i festivalit Edmond Topi

Kupa DEA në kategorinë e flimit më të mirë më metrazh të gjatë shkoi për ’’Djali i Diskos’’ (Disco Boy )- Giacomo Abbruzzese – Itali, Francë, Belgjikë, Poloni 2023.

Në emër të organizatorëve, vendimin e kësaj here e zbuloi, Drejtori i Programit të Filmit me Metrazh të Gjatë, Genc Përmeti.

Për filmin  “Influenza” – Feliks Shaeffer (Gjermani). Filmi indipendet, i cili në amfiteatrin e Universitetit të Arteve pati premierën e tij botërore. 

’’Ju falenderoj shumë. Falenderoj organizatorët e Festivalit qëna krijuan këtë hapësirë të madhe dhe tëmrekullueshme.Ndjehem i veçantë që më zgjodhët. E kam bërëkëtë film pa shumë para, por me një ide të çmendur. Ju falenderoj për këtë ceremoni’’– u shpreh fituesi Feliks Shaeffer

Aktori VASJAN LAMI dorëzoi Kupën DEA për Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, për Jehon Gorani – në filmin Okarina – Kosovë 2023. Ai theksoi se filmi është një paraqitje e përmbajtur, por edhe emocionale : ’’Një paraqitje e permbajtur, por megjithatë emocionale e një burri që po përballon kolapsin e marteses dhe fillimin e një jete të re nën kërcënimin e politikave të padrejta të migracionit. Ai vuan në një mënyrë kaq natyraliste dhe stoike, saqë mund të thuhet se eshte krejt i vërtetë për qenien tonë njerëzore’’.

Jehon Gorani falenderoi për çmimin me një videomesazh :

’’Në këto mbi 30 vite karrierë, ky është çmimi i parë që marr për një rol.Ju falenderoj të gjithëve ju që më kenë besuar dhe vlerësuar. Falenderoj të gjithë ekipin e filmit, jurinë dhe ju për këtë nder të jashtëzakonshëm’’

Kupa DEA shkoi për Alexandra Likhacheva – Kretsul – Moldavi 2023

Regjisorja Alexandra Likhacheva na çon në një udhëtim të gjatë me dy protagonistët e saj dhe krijon një lojë tepër autentike dhe një rrëfim eliptik inteligjent në një botë shumë konkurruese.

Çmimet e fundit të çdo mbrëmjeje ndarjesh çmimesh DEA, janë simbole të respektit për kontributet e individualiteteve të shquara të ekranit. 

DEA e karrierës, emërtuar si DEA e MIRËNJOHJES sivjet shkoi në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare – post mortum Kristaq Dhamo

Ky çmim u dorëzua nga Drejtori i DEA OPEN AIR Edmond Topi 

’’Të dashur miq, organizues dhe pjesëmarrës. Në emrin tim dhe të familjes sime ju falenderoj që keni vlerësuar figurën e babait tim Kristaq Dhamo. Kristaqi ia dha të gjithë pasionin e tij kinematografisë dhe kishte respekt për artin dhe artistin. Jam e bindur se do ta kishte pritur me shumë kënaqësi këtë dedikim të mirënjohjes’’- u shpreh Rudina Dhamo, e bija e artistit përmes një video mesazhi.

Dea HOMAZH sivjet iu dedikua prej aktorëve më të njohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare Mirush Kabashi.Këtë çmim e mori në dorëzim njëri prej miqve të tij të ngushtë, Ylljet Aliçka

Me falenderimin për mbështetjen dhe kthimin sërish vitin e ardhshëm Mirela Oktrova Drejtoresha artistike e DEA OPEN AIR e deklaroi të mbyllur mbrëmjen Gala të ndarjes së Çmimeve të Dea – International Film Festival – Tiranë 2024. Kuarteti i harqeve luajti një prej perlave të muzikës popullore shqiptare, “Bareshën”, ndërsa në skenë u ngjitën të gjithë pjesëmarrësit për foton tradicionale përmbyllëse.

dea open air Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.