Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I shpëtoi atentatit me 20 plumba, ja pista ku po hetohet. Pak kohë më parë, i riu…

17:00 / May 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
allaraj atentat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I shpëtoi atentatit me 20 plumba, dyshohet për hakmarrje. Romario Alliraj, dy ditë më parë, i shpëtoi për mrekulli një atentati me kallashnikov në autostradën Vlorë-Levan.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, ku ndaj 33-vjeçarit u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë që po e ndiqte nga pas. Sipas Policisë, i riu është një person i njohur pasi rezulton me disa precedentë.

33-vjeçari rezulton se është dënuar disa herë, ku ndër të tjera dhe për mashtrim. Po ashtu, Alliraj ka qenë i dyshuar edhe për drogë, pasi u kap nga Policia me një sasi të vogël kanabis sativa. Ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për drejtim të gabuar të automjetit, ndërsa aktualisht punonte si shpërndarës picash.

Në vitin 2017, Alliraj është hetuar për mashtrim në blerjen e një makine, ku nuk ka paguar shumën e parave si dhe ka mashtruar një tjetër person, duke i marrë një shumë lekësh. Pikërisht, e kaluara e 33-vjeçarit dyshohet se mund të ketë sjellë dhe atentatin ndaj tij në shenjë hakmarrjeje.

Kjo mbetet pista kryesore e Policisë deri tani, por nuk përjashtohet që i riu mund të jetë përfshirë dhe në aktivitete të tjera kriminale, siç është ajo e shpërndarjes së drogës dhe nga prishja e pazareve mund të ketë hyrë në konflikte. Hetuesit e shohin të pavend faktin se Romario Alliraj lëvizte me një automjet “Volksvagen Golf 5”, në një kohë kur deklaron se punon si shpërndarës picash.

Aktualisht, nga Policia e Vlorës konfirmohet se ende nuk ka asnjë person të arrestuar për atentatin, ndërsa në pyetje pas atentatit është marrë edhe vetë 33-vjeçari. Nga burime të Policisë së Vlorës, nuk ka shumë informacione rreth deklaratave të tij para grupit hetimor, deklarata që ndoshta mund të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes.

Në vendin ku ndodhi atentati, në autostradën Vlorë-Levan, nuk ka kamera sigurie, çka vështirëson edhe identifikimin e autorëve. Dyshohet se, sipas Policisë, autorët të kenë qenë tre persona.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Agjencia turke Anadolu: Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmon rolin strategjik të Shqipërisë në Ballkan

15:21 / July 14, 2026

Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, kallëzohet në Prokurori për abuzime me fondet

14:30 / July 14, 2026

Zjarrvëniet në vend, 29 persona të arrestuar në një muaj e gjysmë! Policia:Mos ndizni zjarre, rrezikoni jetën dhe pronën

13:48 / July 14, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit shkakton mbi 10 mijë vdekje në Europë, alarm i kuq në disa vende

13:38 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.