Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

14:54 / June 17, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
horoskopi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi-Ç’domethënie ka “shtëpia” për ty? Mërkuri do të hyjë në Gaforre për të të rikujtuar se është e rëndësishme t’u përgjigjesh pyetjeve të ndërlikuara. Më pas, me sezonin e ri të Gaforres, do të kesh më shumë parasysh veten dhe shëndetin tënd mendor dhe emocional. Bëj kujdes me disiplinën dhe ji lideri/ja që duhet të jesh!

Demi-Zgjero aftësitë e tua në komunikim dhe kështu, do të mund të zgjerosh horizontin dhe këndvështrimet e tua. Mërkuri në Gaforre të frymëzon të shprehesh më mirë, të lexosh, të shohësh filma, pse jo, edhe të presësh një biletë avioni. Më pas, me Hënën e plotë në Bricjap, një arratisje e vogël të thërret. Mos e refuzo. ?

Binjakët-Në këtë pikë të jetës tënde, paratë punojnë për ty. Mërkuri do të motivojë financat e tua që të shkojnë në një rrugë të re, për të të dhënë më shumë shpërblime se zakonisht. do të zgjedhësh vlera të reja në të cilat do të bazohesh dhe mos harro se para ke edhe 6 muaj të tjerë, të mbushur me surpriza.

Gaforrja-Kjo javë të sjell mundësinë e re për një agim simbolik në jetën tënde. Mjegulla do të largohet, errësira gjithashtu dhe pas kaq shumë kohësh, do të shohësh dritën dhe realitetin ashtu siç janë. Gjatë kësaj jave nis edhe sezoni yt, ndaj është e rëndësishme që të shprehësh dëshirat e tua. Me shumë gjasa, do të realizohen të gjitha.

Luani-Kjo është një javë e zënë për ty, pasi do të kesh më shumë reflektime se zakonisht. Sezoni i Gaforres të bën ta nisësh javën me shumë përkujdesje ndaj vetes, me pak pushim dhe me një humor më të mirë. Më pas, Hëna e plotë në Bricjap, e cila do të ndodhë të premten, të motivon të ndjekësh praktika të shëndetshme për mirëqenien tënde.

Virgjëresha-Mërkuri në Gaforre të ndihmon të bashkëveprosh me të tjerët dhe të takohesh më shpesh me miqtë. Ky sezon i ri i Gaforres të fton në një kapitull të ri, ku kryefjala është sigurisht, komunikimi. Do të jesh më pak produktive, por më shumë e lidhur me ata që të rrethojnë.

Peshorja-Do të zgjidhësh me shpejtësi të paparë problemet me të cilat do të hasesh në punë, duke i thjeshtuar jetën vetes dhe kolegëve. Sezoni i Gaforres nis këtë javë dhe ti do të përqendrohesh më shumë tek udhëheqja dhe do të mund të shohësh më qartë qëllimet që do të të çojnë përpara.

Akrepi-Epo, udhëtim të mbarë, Akrep! Do të ndërmarrësh aventura të reja, të cilat do të të bëjnë të eksplorosh vende dhe kultura të reja. Sezoni i Gaforres të inkurajon që të shkosh edhe në vende të largëta, të cilat e ushqejnë dëshirën tënde për të mësuar më shumë.

Shigjetari-Ty të interesojnë të vërtetat e të tjerëve, por mos po harron edhe të vërtetën tënde? Mërkuri hyn në Gaforre të hënën dhe të ndihmon që të fuqizosh autenticitetin dhe aftësitë që të bëjnë ty një shenjë unike. Pasioni, erosi dhe intimiteti do të jenë në vëmendjen tënde gjatë kësaj jave.

Bricjapi-Kjo javë të tregon se të kundërtat tërhiqen dhe ti do ta gjesh veten duke shkuar drejt tyre. Sezoni i ri i Gaforres të sjell një ndër momentet më romantike të këtij viti dhe do të jesh një ndër shenjat më të parezistueshme. Hëna e plotë që do të ndodhë në shenjën tënde të motivon që t’i dorëzohesh të tashmes dhe ta lësh pas të shkuarën.

Ujori-Sekretet fshihen te detajet e vogla, i dashur Ujor. Mërkuri do të të bëjë një shenjë më vigjilente dhe më në fund, do ta kuptosh që sa me më shumë detaje të shohësh, aq më shpejt do ta gjesh zgjidhjen. Do të kesh disa hapa të vegjël, por domethënës në punën tënde të vazhdueshme për të arritur mirëqenien që kërkon.

Peshqit-Këtë javë dil nga shtëpia dhe tako miqtë dhe njerëzit që ke për zemër. Do ta shohësh veten si një person që ia vlen ta duash, të kalosh kohë dhe të shpenzosh energji, ndaj rrjedhimisht, do të jesh një shenjë interesante për të gjithë. Rilidhu me miqtë e vjetër dhe krijo kujtime të reja.

Horoskopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Horoskopi, 21 korrik 2026

08:19 / July 21, 2026

Horoskopi, 20 korrik 2026

07:51 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.