Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Orestis Duro shpallet kampion i bodybuilding në Greqi: Jam shumë krenar si shqiptar, kam marrë oferta për në Europë

20:03 / June 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Orestis Duro 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Suksesi është një fjalë që shqiptarët e njohin mirë. Tashmë shqiptarët nuk korrin suksese vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë. Rasti më i fundit është i Orestis Duro, i cili është shpallur kampion i bodybuilding në Greqi.

Ai ka lindur në Greqi, por gjuhën shqipe e flet sikurse të ketë jetuar në atdhe, dhe krenarinë e ka të madhe si shqiptar. Suksesin e madh që ai arriti të dielën, në këtë garë që u mbajt në Athinë ”6o Hercules 2024”, tregon që Duro e arriti fitore falë punës dhe përkushtimit, siç e tregon, teksa ndau edhe përjetimet.

”Është një vlerë shumë e madhe për mua, pasi erdhi si një rezultat i një pune të madhe, për 4 muaj kam qenë në stërvitje me dietë, dhe nuk ka qenë e lehtë, sepse njërën dorë e kam pasur të lënduar me shumë qepje. Në Greqi ka shumë njerëz që merren me bodybuilding dhe unë kam vite që jam pjesë e këtij sporti”.

Në një kohë që flitet për shqiptarët në Greqi, Duro thotë se kjo fitore është edhe një krenari për të si shqiptar, si edhe tregon se tashmë ka marrë oferta për tu stërvitur në Europë. ”Për mua si shqiptar, ky çmim më bën shumë krenar, sepse është diçka shumë e madhe”.

Orestis Duro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.