Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konferenca për paqen në Athinë, Hasani: Anëtarësimi në BE, thelbësor për stabilitetin e Europës

10:12 / June 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3966
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, që u mbajt në Athinë.

Ministri Hasani theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit ka mbetur në stanjacion prej vitesh, teksa nënvizoi se qasja, ritmi dhe angazhimi i BE-së për këtë proces duhet të ndryshojë.

“Për shkak të një mjedisi sigurie të prekur, zgjerimi është sërish në qendër të skenës, si një imperativ strategjik kritik që ka implikime të rëndësishme për stabilitetin, prosperitetin dhe unitetin e Evropës në të ardhmen”, tha Hasani.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të hapë mundësi të reja për rritje ekonomike.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor është thelbësor për stabilitetin, sigurinë dhe paqen e rajonit dhe Evropës në tërësi. Hapat gradual të integrimit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes, do të hapin dyert për tregun e vetëm, duke katalizuar zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimet infrastrukturore, duke reduktuar kështu pabarazitë ekonomike brenda Evropës”, u shpreh ai.

Ministri Hasani theksoi se procesi integrues duhet të jetë efikas dhe i besueshëm dhe se “çdo gjë më pak do të thoshte kthim pas në kohë dhe përpjekje”.

“Ne treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë për të mbrojtur parimet dhe vlerat tona ndërsa kryesuam OSBE-në dhe shërbyem në Këshillin e Sigurimit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shohim zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor jo thjesht një zgjerim të kufijve të Unionit, por një hap thelbësor drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të begatë dhe kohezive”, nënvizoi ai.

Hasani ishte pjesë e panelit “Perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tij për të ardhmen e Evropës”, bashkë me kryeministrin serb Milos Vucevic, ish kryeministrat grek e maqedonas Papandreu dhe Buckovski.

Athinë Hasani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.