Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Kroaci-Shqipëri, tranjeri Silvinjo me surpriza për formacionin

14:28 / June 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1718386066 gjimshitisylvinhoeuro2024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 30 minuta nis edhe sfida e Shqipërisë për rrugën sesi do ta vijojë EURO 2024. UEFA ka publikuar formacionet e sfidës Kroaci-Shqipëri që do të startojë pas 60 minutash në Hamburg. Tekniku Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime në 11 titullare që do të hedhë në fushë për derbin ballkanas, sfidë që do të jetë vendimtare për kualifikimin në fazën e 1/8 të Europianit.

Në portë starton edhe këtë herë Thomas Strakosha. Mbrojtja do të mbetet e pandryshuar, me Elseid Hysajn që i besohet sërish krahu i djathtë, pavarësisht se lojtari i Lazios u kritikua masivisht në rrjet për atë ulje të kokës që bëri te goli i dytë i Italisë, shënuar nga Nicolo Barella.

Edhe Arlind Ajeti mbetet në formacion, duke formuar dyshen e qendrës me kapitenin Berat Gjimshti. Në krahun e majtë qëndron sërish Mario Mitaj. Në vend të Taulant Seferit do të luajë titullar Qazim Laçi në mesfushë, përkrah dyshes Ramadani-Asllani. Nga krahët i besohet sërish një fanellë titullari Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit, me këtë të fundit që mban edhe rekordin për golin më të shpejtë të shënuar në një Europian, me vetëm 23 sekonda.

Surpriza e madhe e teknikut Silvinjo është ulja në stol e Armando Brojës, duke ia besuar sulmin Rey Manajt. Braziliani ndryshon kështu skemën duke zbritur në fushën e Volksaparkstadion me formacionin 4-3-3. Krocia do të zbresë në fushë me “artilerinë” e rëndë. Zlatko Daliç ka përzgjedhur të njëjtën skemë si Silvinjo, duke lënë jashtë Stanishiç, Pongraciç dhe Budimir nga 11 titullare që sfidoi Spanjën.

View this post on Instagram

A post shared by FSHF (@fshforg)

Tekniku Silvinjo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Evis Sala reagon pas dorëheqjes: Kam pranuar angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin

15:11 / September 2, 2026

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.