Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendimi i Alibeajt, flet Boçi: Ikje jo burrërore, PD gati për zgjedhje, që nga aksionet tek programi

19:42 / June 20, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luciano boci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejd Alibeaj nuk është dakort me vendimin e Gjykatës së Apelit që vulën dhe simbolet e PD-së ja kaloi Sali Berishës. Për këtë ai thotë se nuk do ti bashkohet grupit parlamentar të PD-së, duke zyrtarizuar edhe largimin. Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha për ”A2cnn”, se një ikje e tillë ka ndodhur shumë herë në vitet e pluralizmit, por jo në formën që ka ndodhur me Alibeajn, pasi është ikje jo burrërore dhe që i shmanget përgjegjësive.

Berisha, 6 muaj jashtë Parlamentit, a do t’i digjet mandati?

Boçi: Sjellja me mandatin e Berishës është në vijimësi. Nuk habitem që Nikolla ta kërkojë heqjen e mandatit. Ligji dhe kushtetuta e përcaktojnë qartë se mandati i zotit Berisha mbaron kur mungon 6 muaj pa arsye dhe kur ka një vendim gjykate të formës së prerë dhe të dyja këto kushte nuk plotësohen. Mungesa në parlament nuk ka qenë pa arsye, por një ndalesë nga një organ i cili duhet ta lejonte.

A ka vend sot në PD për Bashën?

Boçi: Basha është vetëpërjashtuar, por ende nuk e ka formalizuar si Alibeaj. I ka marrë zvarrë demokratët në kaq vite. Ka nevojë për formalizim. Ikja e Bashës është shumë afër dhe është një gjë që edhe ai e ka shprehur gjatë kësaj kohe me tendencën për një parti të re. Ai i ndryshon deklaratat. Ai ka lëvizur shpeshherë nga A te ZH. Gjithmonë kështu ka ndodhur dhe nuk duhet të habitemi për këtë. Për të tjerë vazhdon thirrja dhe apeli pasi janë pjesë të PD-së. Për ta gjithmonë ka pasur dhe ka vend në PD”.

Më pak se një vit nga zgjedhjet, ku ndodhet sot PD?

Boçi: Çdo forcë politike gjithmonë është vonë për zgjedhjet. Edi Rama po punon me administratën. Madje me paratë e buxhetit po punon edhe përtej Shqipërisë. Çdo aksion i opozitës ka vlerën e vet, madje nuk mund të ndërpritet kur ka çështje themelore. Betejat e opozitës duhet të vazhdojnë, jo vetëm në këto formate, por edhe më të mëdha. Ka probleme, Vlora kishte 3 ditë pa ujë, Elbasani ka probleme të tjera.

Ne jemi në rrugën e duhur dhe rruga e duhur është që të kemi aksione të tjera politike. Ne jemi duke artikuluar pjesë të caktuari të programit të partisë. Megjithatë, këtu tek ne nuk është se është fituar gjatë këtyre viteve me program. Shumë i mirë ishte i vitit 2021, por kush e dëgjoi dhe reflektoi? Këtu mungon sistemi i zgjedhjes. Ai është i rëndësishëm dhe programet e PD gjithmonë kanë qenë thelbësore.

alibeaj boci PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.