Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Telefonët po na plakin: “Fytyra Smartphone” ndodh vërtet dhe s’ka të bëjë aspak me rrezet

23:39 / May 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iphone x 40
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jemi mësuar me prindërit që na paralajmërojnë të mos kalojmë shumë kohë para telefonit për shkak se rrezet na dëmtojnë sytë dhe lëkurën.

Por kjo, nuk është e vetmja pasojë e shëmtuar e qëndrimit shumë gjatë në rrjetet sociale. Një problem i vërtetë po konsiderohet nga dermatologët “fytyra Smartphone”, pra forma që marrin tiparet tona për shkak të pozicionit kokulur që mbajmë kur kemi smartphone-in në dorë.

Veçanërisht në vende si India, ku të rinjtë i përdorin telefonët në masë, “fytyra Smartphone” po shndërrohet në një fenomen dhe dermatologët e kanë vërejtur në klinikat e tyre.

“Fytyra Smartphone është një varje e shpejtë e lëkurës së fytyrës që shkaktohet nga smartphone-t. Por, nuk ka të bëjë aspak me rrezet e dëmshme”, thotë për “Cosmopolitab India” dr. Kiran Lohia, “Ndodh për shkak të qëndrimit të keq. Me përhapjen e smartphone-ve, njerëzit po i mbajnë kokat të përulura para teksa shikojnë në telefon apo tablet.”

Ky qëndrim, e bën fytyrën shumë më të ndikueshme nga forca e gravitetit, duke shkurtuar gjithashtu muskujt e qafës që rri gjatë gjithë kohës e përkulur.

Rezultatet?

“Lëkurë e varur, dopio- gushë, rudha në anë të buzëve dhe rudha nga cepat e buzëve tek mjekra, si edhe mollëza të lëshuara”.

Megjithatë, në këtë rast kemi shumë më tepër në dorë se në çdo rast tjetër. Fytyra smartphone është pasojë e qëndrimit, të cilin mund ta kontrollojmë.

“Mos e mbani kokën poshtë kur shikoni telefonin. Ngrini smartphone-in ose tabletin në atë lartësi që mjekra të qëndrojë paralelisht me tokën”, këshillon dr. Lohia, “Përveç kësaj, përdorini më pak! Bëni ca kohë pushim nga pajisjet, sa qafa juaj ta marrë veten!”

Smartphone telefonet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Njerëzit nuk kanë qenë kurrë kaq larg Tokës, “Artemis II” thyen rekordin historik të “Apollo 13” në Hënë

20:59 / April 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.