Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Taksa për profesionet e lira/ Gjykata Kushtetuese do të japë sot konkluzionet përfundimtare

12:08 / June 25, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kushtetuesja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, mbahet sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese, për taksën e profesioneve të lira. Gjykatësja Holta Zaçaj, u la kohë palëve që të sjellin prova të reja, përgjigjet për pyetjet që u administruan në seancë dhe parashtrimet, ndërsa lajmëroi se konkluzionet përfundimtare do të jepen në seancën e sotme.

Brenda pak muajve nga hyrja në fuqi e tij, ligji është paditur katër herë, pasi për deputetët e opozitës, kontabilistët dhe juristët, shkel parimin e barazisë mes tatimpaguesve dhe cenon sigurinë juridike. Në seancën maratonë të 18 qershorit, trupa gjykuese mori në shqyrtim së bashku tri paditë e depozituara prej Grupit Parlamentar të PD-së, Dhomës së Avokatisë, IKM-së dhe IEKA-s.

Para marrjes së vendimit përfundimtar për lënien në fuqi apo shfuqizimin e ligjit, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese, vendosi të rrëzojë kërkesën për pezullim, me argumentin se çështja do të trajtohet me përparësi.

“Gjykata vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesën për pezullim, duke marrë në konsideratë që procesi është duke u gjykuar me përparësi”, -pohoi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Pra ligji i ri do të vijojë të zbatohet deri sa gjykata të shprehet në tërësi për të.

kushtetuese taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.