Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaji që nxori zbuluar ekspertizën e rreme të ekspertit të policisë

11:08 / June 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1715962284x800 0 policia 2 433x300 176
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Përgithshme e Korçës ka dhënë detaje pas arrestimit të Fatmir Balaj, me detyrë kryekomisar në Policinë Shkencore.

Dyshohet se Balaj ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisje kompjuterike të cilat do të shërbenin si provë kryesore shkencore në një çështje që kishte të bënte me call centerat.

Kërkesa për këtë masë sigurie ndaj Balajt erdhi pasi prokuroria ra në gjurmët e mashtrimeve gjatë hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 1875, i datës 29.12.2023 për ‘Mashtrim kompjuterik’, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe “Punësim i paligjshëm”.

Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB.

Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës.

Vetëm pak ditë më vonë, Instituti i Policisë Shkencore dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohet se dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperohen.

Pas kësaj ekspertize, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, krijoi dyshimin se USB-të nuk ishin të njëjtat. Dyshime që u vërtetuan pas kqyrjes dhe ekzaminimit të pamjeve të bëra të dy USB-ve me mjete ekspertimi, programe kompjuterike si ‘Media Player’, lente, etj duke vërtetuar USB-të ishin ndryshuar.

Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve  e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0.

Fatmir Balaj Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.