Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Meloni kundër zyrtarëve të BE/ Refuzon marrëveshjen e partive pro-evropiane

20:18 / June 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meloni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk ka pranuar marrëveshjen për ndarjen e posteve kryesore të BE-së midis partive kryesore pro-evropiane, duke thënë se ajo injoroi zhvendosjen djathtas të bllokut.

Në një fjalim në parlamentin italian, Meloni tha se marrëveshja e vendeve të punës pasqyronte një pikëpamje se “qytetarët nuk janë mjaft të pjekur për të marrë vendime të caktuara”.

Gjashtë liderë evropianë, duke përfshirë Emmanuel Macron të Francës, Olaf Scholz të Gjermanisë dhe Donald Tusk të Polonisë, konfirmuan një plan për të emëruar politikanen e qendrës së djathtë Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian dhe ndarjen e dy posteve të tjera kyçe mes socialistëve dhe liberalët Antonio Kosta president i Këshillit Europian dhe Kaja Kallas Përfaqësuese e Politikës së Jashtme të BE-së.

Meloni është presidentja e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, i cili është bërë grupi i tretë më i madh i parlamentit, më i madh se grupi liberal i Macron. Por grupi i euroskeptikevë u la jashtë marrëveshjes së vendeve kryesore.

Kryeministrja e Italisë e cilësoi BE-në një “gjigant burokratik” zgjedhjet e të cilit u diktuan nga ideologjia.

Megjithë acarimin e Melonit dhe kundërshtimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit hungarez Orbanit, shumica e liderëve të BE-së që takohen këtë të enjte pritet të konfirmojnë marrëveshjen për postet kyçe të unionit.

BE marreveshja meloni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.